Rritja e pagave për 10% do të amortizoj inflacionin, por nuk është zgjidhje afatgjatë, vlerëson profesori universitar Sami Bislimi. Sipas tij, rritja e pagave është e domosdoshme në kohën kur shpenzimet po rriten me një ritëm të shpejtë, mirëpo thotë se kjo rritje pa një vlerë të shtuar në buxhet, do të ishte jo-produktive.
“Vetëm vlera e re e krijuar mundëson që të rriten edhe pagat, të ngritet standardi jetësor i qytetarëve, kurse ne ballafaqohemi me një ngecje nga aspekti I ngritjes së normës ekonomike. Nga aspekti social rritja e pagës është më se e domosdoshme. Por duhet të theksohet pyetja, prej ku qeveria do të siguron mjete për rritje të pagave, kur edhe ashtu buxheti i vendit ballafaqohet me problem, të siguimit të mjeteve të projektuara apo planifikuara me buxhetin e vendit.”, tha profesori universitar Sami Bislimi.
Në bazë të marrëveshjes mes këshillit socio-ekonomik të përbërë prej sindikatave dhe qeverisë është arritur gjithashtu marrëveshje që të punësuarit në sektorin publik të marrin edhe K15. Palët janë darkoduar edhe për harmonizimin e marrëveshjes kolektive, e cila do të vlejë nga marsi i vitit 2025.