Pranohet propozimi i OEMVP-së për ndryshim të Ligjit për Parandalimin e Larjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit, neni 182 i të cilit kufizonte pagesat me para të gatshme në vlerë prej 500 euro për mallra dhe shërbime në formën e një ose më shumë transaksioneve që nuk realizohen përmes një banke, shtëpie kursimi ose nëpërmjet llogarisë të një institucioni tjetër që kryen shërbime të pagesave. 86,7% e anëtarëve të OEMVP-së e vlerësuan këtë ligj si kufizues dhe të dëmshëm në sferën e të bërit biznes dhe po ashtu ndikoi në dekurajimin e konsumatorëve të vendit si një ndër kontribuuesit kryesorë në ekonominë e vendit.
OEMVP paraprakisht kishte kërkuar disa herë nga Ministria e Financave, si propozuese e ligjit, që ky nen të ndryshohet, por kjo kërkesë nuk u morr parasysh. Për fat të mirë, deputetët e kuptuan seriozitetin dhe e morën parasysh kërkesën e OEMVP-së, me ç’rast propozuar ndryshimin e nenit 182 dhe e ngritën nivelin e pagesës me para të gatshme nga 500 në 3.000 euro, e cila dukshëm do të ndikojë në ekonominë e vendit e veçanërisht në eliminimin e kësaj pengese për konsumatorët. OEMVP është gjithmonë përkrahëse e gjitha politikave përparimtare të cilat ndihmojnë në zhvillimin e kushteve më të mira të të bërit biznes, thonë nga kjo odë ekonomike.