Rritja e rasteve ditore, rikthehet izolimi në Spanjë

Teksa shifrat e koronavirusit nuk tregojnë ulje, në Spanjë kthehet izolimi, edhe pse jo në nivel kombëtar. Kështur, rritja e rasteve ditore me Covid-19, detyron 850 mijë banorë të Madridit të zbatojnë kufizimet e reja.

Marketing

Duke nisur nga e hëna, udhëtimet mes rajoneve do të jenë tepër të reduktuara dhe njerëzit nuk duhet të qëndrojnë në grupe të mëdha.

Spanja raporton numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në Europë. Shumë vende të hemisferës veriore po përgatiten për një valë të dytë të pandemisë me afrimin e dimrit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, në mënyrë që të ulet niveli i përhapjes, teksa ka ngritur alarmin se situata në Europë është alarmante.