Numri i lartë i të infektuarve edhe gjatë ditës së sotme (225) ka bërë që ministri i Shëndetësisë të ketë takim me anëtarët e Komisionit për sëmundje ngjitëse.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin social fejsbuk. Ai ka shkruar se më tepër informacione do të ketë pas përfundimit të takimit.
“Po e analizojmë gjendjen aktuale epidemiologjike dhe rritjen e numrit të rasteve me Kovid-19. Më tepër informacione do të ketë pas përfundimit të takimit”, ka shkruar Filipçe në fejsbuk.