Rritja e rrogave/ Besimi: Mendoj se jemi afër zgjidhjes me sindikatat

Mendoj se jemi afër zgjidhjes me sindikatat, nëse vazhdojmë me këtë intensitet, është çështje ditësh kur do ta rrumbullakësojmë këtë çështje, thotë në intervistë për MIA-n ministri i Financave, Fatmir Besimi i cili është drejtpërdrejtë i përfshirë në negociatat me sindikatat për rritjen e rogave dhe për metodologjinë e re të rrogave në sektorin publik.

Marketing

“Ka klimë solide, besim të ndërsjelltë, vullnet për zgjidhje, duhet edhe disa finesa t’i përfundojmë”, thekson Besimi, duke shtuar se është optimist racional.

Në video intervistë që në tërësi do të publikohet nesër, Besimi zbulon edhe nëse do të blejë bono qytetare për të cilën ankandi është caktuar për javën e ardhshme.