Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov pas takimit me MASH-in tha se nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare as sot me MASH-in. Ai tha se vazhdimet do të vazhdojnë ende javën që vjen, pasi sot përveç kontratës kolektive dhe disa precizioneve brenda saj, nuk arritën një marrëveshje përfundimtare për çështjen e rritjes së pagave.
“U morëm vesh në përgjithësi, kryesisht për kontratat kolektive dhe ato që përmban ajo, por duhe të precizohen të gjitha pikat. Konkretisht nuk arritëm në një përfundim për rritjen e pagave se përap duhet të bëhen analiza në Ministrinë e Financave. Prandaj çdo gjë është e hapur, edhe për punën e grevës nuk e di nëse do të vazhdojmë, çdo gjë është për t’u definuar. Ne kemi kërkuar rritje prej 18.4 dhe askush nuk e mori parasysh as grevën as protestën. Për fat të keq në gjithë këto vite askush nuk e ka marrë parasysh një rritje rrogash për ne e tani gjendemi ende në këtë situatë”- tha Nedellkov.