NATO ka reaguar për tensionet e rritura në veri të Kosovës.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, me anë të një postimi në Tëitter, ka kërkuar që menjëherë të ulen tensioned mes palëve dhe të gjitha mosmarëveshjet të zgjidhen përmes dialogut.
“NATO bën thirrje për de-përshkallëzim të menjëhershëm në veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin veprimet e njëanshme dhe t’i kthehen dialogut. Mandati jonë mbetet për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, thuhet në reagimin e NATO-s.
Ndryshe, pak orë më herët, tre helikopterë serbë i janë afruar shumë afër kufirit me Kosovën, teksa mediat kanë raportuar gjithandej në lidhje me këto veprime provokuese nga shteti serb.