TikTok është bërë një fenomen në internet, duke pësuar rritjen më të madhe për një kohë shumë të shkurtër.
Platforma fillimisht është lansuar në Kinë më 2016, ndërsa filloi përdorimin global një vit më vonë, duke grumbulluar më se 500 milionë ndjekës, ndërsa në total ka mbi 1.5 miliard ndjekës.
Formati hibrid në mes të Vine dhe YouTube, ka bërë që videot në TikTok të jenë shumë atraktiv, ndërsa shumë i popullarizuara në mesin e të rinjve.
Por, të dhënat e fundit nga SensorTower, tregojnë se në ky rrjet social ka pësuar rënie, në çerekun e fundit te këtij viti. Gjatë muajit shtator, ka pasur 177 milionë shkarkime, që është për katër për qind, më pak se muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Rënia e përdorimit të TikTok, mund të jetë arsye se Facebook po shpenzon shumë për ta reklamuar platformën e vet, në mënyrë që të mbledhë sa më shumë përdorues të rij në moshë.
Shumë përdorues, TikTok i ka mbledhur duke reklamuar në Facebook, por kohëve të fundit nuk është duke shpenzuar aq sa dikur dhe interesimi ka rënë. Megjithëse është një fenomen botëror, kritikat e shumta që janë bërë së fundmi për TikTok, mund t’ia zbehin popullaritetin dhe ndjekësit të largohen.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara, e ka kritikuar TikTok për mënyrën e marrjes së të dhënave, derisa qeveria n Kinë e ka kritikuar për lejimin e shfaqjes së disa pamjeve nga protestat në Hong Kong.