Viti 2022 i ka shtuar vlerën disa ekipeve. Nottingham Forest që u rikthye në Premier League pas gati çerek shekulli me blerjet e bëra, por edhe rritja e kartonit të lojtarëve ka patur përmirësimin më të dukshëm. 233 milionë Euro më shumë vlen skuadra angleze sipas faqes Transfermarkt.com.
Pas Nottingham është një tjetër ekip i Premier League, Newcastle. 226 milionë Euro më shumë kushton grupi i futbollistëve në krahasim me vitin 2021.
Podiumi plotësohet me Barcelona që vlen 204 milionë më shumë. Në dhjetë të parët gjysma janë klube nga Premier League. Nga Bundesliga 1 është Bayern Munchen, nga Serie A më shumë rritje ka patur Milan. Ligue 1 përfaqësohet me Rennes dhe Eredivise me PSV Eindhoven.