Rritje drastike e numrit të infektuarve në Maqedoni, javën tjetër priten masa të reja

Në pritje të masave të reja të mundshme kufizuese nga e hëna, këtë fundjavë qytetarët nuk kanë kufizime në lëvizje.

Marketing

Nëse trendi i rritjes së të infektuarve me Covid 19 vazhdon këtë fundjavë, Komisioni për Sëmundjet Infektive do t’i propozojë qeverisë masa të reja.

Komisioni për Sëmundjet Infektive, për shkak të trendit në rritje të numrit të pacientëve, propozoi masa dhe kufizime të reja të tilla si shkurtimi i orëve të punës së operatorëve ekonomikë deri në orën 23:00, masa të reja për transportin publik.

Nga e hëna, Kuvendi do të votojë për masat e propozuara deri më tani, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse edhe në hapësira të hapura.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se Ligji për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive është tashmë në procedurën parlamentare dhe me një ndërhyrje të amendamenteve do të ketë mundësi që të ndërhyhet javën e ardhshme. Ai theksoi se brenda një kohe të shkurtër ligji pritet të zbatohet në një procedurë të shkurtuar, në mënyrë që të miratojë masat e reja të propozuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, në mënyrë që të mos përhapet coronavirusi midis popullatës.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikfikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 23.201, numri i pacientëve të shëruar është 17.111, numri i vdekjeve është 824, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 5.266.