Rrjedhin afatet për zgjedhje më 5 korrik pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, VMRO-DPMNE kërkon dhjetë ditë shtesë

Pas përfundimit të gjendjes së katërt të jashtëzakonshme dhe mos shpalljes së gjendjes së re, po mbarojnë afatet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat fillimisht ishin caktuar për 12 prill, por për shkak të virusit korona u vazhduan. Gjendja e jashtëzakonshme përfundoi të shtunën mbrëma në mesnatë dhe pasi drejtuesit e dy partive më të mëdha në vend, LSDM-së qeveritare dhe asaj opozitare VMRO-DPMNE – Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, nuk arritën marrëveshje për datën e zgjedhjeve në takimin në vilën Vodno për zgjedhje më 5 korrik.

Marketing

Qeveria mbetet e vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 korrik, LSDM-ja thekson se kjo është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet – në fakt duke vazhduar procesin e zgjedhjeve atje ku mbetën, para se të shpallej gjendje e jashtëzakonshme. Partia më e madhe e opozitare, VMRO-DPMNE, nuk e pranon si datë 5 korrikun dhe kërkon zgjedhje kah mesi i muajit, duke argumentuar se do të marrë kohë për t’u vendosur mision vëzhgimi të OSBE-ODIHR-it.

OSBE/ODIHR, dje njoftoi se do të dërgojë mision të veçantë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ftesë të Qeverisë së këtushme për të monitoruar zgjedhjet e 5 korrikut. Ata kanë shpallur konkurs për punësimin e ekspertëve nga fusha të ndryshme për të monitoruar procesin zgjedhor. Sipas kumtesës të postuar në faqen e tyre të internetit, vëzhguesit ndërkombëtarë priten në vend pas 19 qershorit.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski në konferencën e djeshme për media porositi se partia nuk do të shkojë në zgjedhje parlamentare nëse ato mbahen më 5 korrik ose në 8 korrikun e propozuar, ndërsa data e parë e mundshme është mesi i korrikut.

Ai i bëri thirrje presidentit Stevo Pendarovski që ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme, duke theksuar se partia ka dy kushte për të marrë pjesë në zgjedhje – përgatitjen e protokolleve për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike gjithëpërfshirëse.

Theksoi se një ditë pasi në vend të arrijë misioni i OSBE-ODIHR, mund të fillojë fushata…