Rrjetet sociale në kaos, bien me radhë Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Viber

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kryesore Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Viber kanë përjetuar probleme me përdorimin e tyre.

Marketing

Instagram nuk upload-on foto, po ashtu dhe Facebook. WhatsApp dhe Viber kanë vështirësi në dërgimin e mesazheve.

Nuk ka dalë ende një raport zyrtar mbi gjendjen që ka panikosur përdoruesit, por duhet theksuar se kjo është e disata herë në një kohë të shkurtër që përdoruesit përjetojnë të tilla probleme.

Sipas Down Detector, 59% e përdoruesve kanë probleme me News Feed-in ndërsa 25% tjetër me postimin e fotove, linkeve, videove apo materialeve të tjera.

Në lidhje me këtë ka patur shumë ankesa nga masa e gjerë që i përdor rrjetet sociale.