Rrjeti social përballet me ndërprerje të madhe globale në versionin web
Mijëra përdorues të Facebook-ut nuk kanë mundur të hyjnë në llogaritë e tyre përmes versionit të rrjetit social për kompjuter.
Problemi është raportuar për herë të parë pak pas orës 09:10 të së dielës.
Në mënyrë të pazakontë, aplikacioni i Facebook-ut në telefonat celularë ka vazhduar të funksionojë normalisht.
Problemet duket se kanë prekur përdorues në vende të ndryshme të botës.
Platforma “Down Detector” regjistroi mbi 5 mijë ankesa deri në orën 10:00, ndërsa shumë përdorues të tjerë shprehën pakënaqësinë e tyre edhe në platforma të tjera në internet. / Aktuale.mk
