Rroga jo të plota për grevistët në çerdhe?

Ka përfunduar takimi mes SASHK-ut dhe drejtuesve të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. Ministrja e Punës, Jovana Trençevska tha se punonjësit në çerdhe që ishin pjesë e grevës nuk do të marrin paga të plota. Mirëpo, ajo shtoi se po kërkohet mënyrë për pagesën e mjeteve të mbetura në muajt e ardhshëm. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov tha se takimi ishte i frytshëm dhe u dhanë sinjale pozitive për zgjidhjen e shumë çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve, madje edhe pagesën e mëditjeve për grevistët në çerdhe.

Marketing