Sindikalistët do të protestojnë sot para Odës Ekonomike dhe Organizatës së Punëdhënësve në shenjë revolte, pasi punëdhënësit nuk pranojnë rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë. Nga LSM thonë se nuk mjafton propozimi i dhënë nga punëdhënësit në mbledhjen e djeshme për rritjen e pagës minimale.
“ Punëdhënësit kërkojnë ndryshim të metodologjisë për rritjen e pagës minimale dhe del se paga minimale duhet të rritet në 16.164 denarë, kjo për ne është e papranueshme”, njoftojnë nga Lidhja e Sindikatave.
Rroga më e ulët aktualisht është 15.200 denarë dhe e marrin rreth 100.000 punëtorë