Rrogat/ Ja sa paguhet kryeminstri Zaev dhe ministrat

85.813 apo 1400 euro është paga më e lartë në qeveri, të cilën e merr vet kryeministri Zoran Zaev, bëhet e ditur nga lista rrrogave të cilën e ka publikuar Qeveria e Maqedonisë. Këtu hyn edhe përvoja e tij e punës prej 22 viteve. Sic mund të shihet në listën e publikuar për rrogat e muajit të kaluar, i dyti me rrogë të lartë renditet ministri i brendshëm, Oliver Spasovki me 85.113 denarë apo mbi 1400 euro.
Atij i llogaritet edhe përvoja e punës prej 18 viteve. Pastaj vijon minitrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska e cila merr 74.273 denarë apo mbi 1200 euro me përvojë prej 28 viteve. Në vendin e katërt radhitet Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska me 72,989 denarë apo afër 1200 euro.
Thuajse njëlloj paguhet edhe ministrja e Kulturës, Irena Stefoska me 72.670 denarë. Pas tyre radhiten zëvendësministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ai për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, të cilët marrin nga 71.385 denarë. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, marrin rroga nga 70.102 denarë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe merr pagë prej 68.179 denarëve, kurse pagë më të ulët marrin ministrat Naser Nuredini dhe Jeton Shakiri, të cilët kanë pagë prej 65.612 denarëve. Për herë të parë Qeveria bën transparencë me rrogat e ministrave, ndërsa kohë më parë ishin publikuar edhe rrogat e stafit të Qeverisë dhe kabinetit të kryeministrit.
“Pjesë e përbetimeve të Qeverisë për më tepër transparence digjitale, në këtë faqe mund ti kontrolloni lartësitë e rrogave të kryetarit të qeverisë, zëvendësve të kryetarit të qeverisë dhe ministrave të qeverisë. Lartësia e pages së ministrave është e dhënë publike”, theksojnë nga qeveria.
Lista përmban të dhëna për pagën neto, shtesën për punën e kaluar dhe pagën totale neto, si dhe informacione për kohëzgjatjen e shërbimit të zyrtarëve.
Marketing