Rrotullohet vetura në një fshat të Suharkës, humb jetën 14 vjeçari

Një 14 vjeçar ka vdekur në një aksident në rrugën Sallagrazhd-Baqevc në qytetin e Suharekës.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Shaban Osmanollaj nga policia e Prizrenit, shkruan lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se i vdekur në vendin e ngjarjes ka mbetur një 14 vjeçar, ndërsa dy persona të tjera kanë mbetur të lënduar.

Osmanollaj ka konfirmuar se bëhet fjalë për vetaksident.

“Po ka pasur një vetaksident në rrugën Sallagrazhd-Baqevc ku si pasojë jetën e ka humbur një 14 vjeçar dhe dy persona të tjerë janë lënduar. Të gjitha ekipet policore dhe emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha ai për lajmi.net.