Rrudhat nuk shkaktohen vetëm prej moshës – cilët janë faktorët e tjerë

Qeskat e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën.

Marketing

Në fund të fundit, me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më pas shfaqen rrudhat e mimikës dhe më pas ato të thella.

Megjithatë, ka raste kur shenjat e lartpërmendura nuk kanë të bëjnë aspak me moshën.

Ato ndikohen nga faktorë të tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës.

Këtu përfshihen: ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit dhe stresi kronik.

Shkaktarë Të Tjerë Rrethanorë Të Rrudhave
Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se ndër shkaktarët më të mëdhenj të rrudhave janë: stresi, ndotja mjedisore, dielli dhe mungesa e gjumit.

Dielli
Ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha.

Mbrojtja e lëkurës ndaj diellit është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës por edhe për një paraqitje më rinore.

AgroWeb.org ju këshillon se kremi kundër diellit duhet të ketë një faktor mbrojtës më të lartë se 30.

Ndotja Mjedisore
Ndotja mjedisore mund të ketë një ndikim madhor në rrudhat e fytyrës.

Kjo ndodh për shkak të radikaleve të lira të cilat pushtojnë lëkurën dhe shkaktojnë dëme të rënda.

Studimet thonë se gratë që jetojnë në zonat urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla në fytyrë se ato që jetojnë në zonat rurale.