Në debatin e zhvilluar sot në mbrëmje në emisionin “Rruga drejt”, u diskutua rreth amnistisë së fundit për ngjarjet e 27 prillit. Profesori universitar Fati Iseni nuk e sheh shumë të dëmshëm këtë proces duke vlerësuar se nëse ky proces do të sjellë përfitime të mëdha, si për shembull anëtarësimin e vendit NATO e BE, ky proces mund edhe të lejohet duke sakrifikuar sadopak sistemin juridik.
I gjithë ky proces që po ndodh, kemi një lëkundje apo një shkundje të sistemit të gjyqësorit, kemi ndërhyrje të thella por duhet të shikohet edhe qëllimi kryesor i kësaj amnistie. Nuk jemi vendi i parë në botë që i shkelim këto parime juridike në të mirë të një çështje më madhore- tha profesori universitar Fati Iseni.