“Rruga e Arbrit” gati në vitin 2021

Autostrada Rruga e Arbrit, që është vepër komplekse inxhinierike, pas dhjetëra e dhjetëra viteve premtim, do të bëhet realitet në vitin 2021. Atë e paralajmëroi kryeministri shqiptar Edi Rama në video gjatë punëve të ndërtimit të autostradës.

Marketing

Rama shtoi se kjo vepër e madhe ndërtohet falënderim i Partneritetit privat-publik, ku kompania investon kapital privat për realizimin e tij, ndërsa shteti do ta paguajë investimin e kompanisë në vitin 2031. Gjithashtu jep shembull të thjeshtë për “të gjithë ata të cilët nuk e dinë se çka është PPP ndërsa janë të hutuar nga ajo që e dëgjojnë nga politikanët- komentatorët”.

“Atë që shteti mund ta bëjë për 13 vjet (sepse ka shumë punë tjera që duhet të bëhen dhe nuk mund të kahëzohen të gjitha mjetet në një punë), investimi kapital-privat e bën për tre vjet, në marrëveshje me shtetin, e cila garanton pagesë të investimit”, sqaroi Rama. Me ndërtimin e autostradës e cila lidhet me Maqedoninë në vendkalimin Bllato në kufirin maqedono-shqiptar në Dibër, largësia deri në Tiranë zvogëlohet për 100 kilometra dhe do të arrijë 82 kilometra.

Ndërtimi i tij pritet ta përjetojë dhe ekonomikisht ta zhvillojë rajonin më të gjerë nga të dyja anët, ndërsa do ta lehtësojë shumë edhe udhëtimin nga Maqedonia deri në bregdetin shqiptar.