Rruga e Arbrit hapet më 29 nëntor, distanca Tiranë-Shkup shkurtohet në 210 km

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama bëri me dije se më 29 nëntor do të hapet Rruga e Arbrit. Rama theksoi se i vetmi problem janë vonesat e shkaktuara në Qafën e Murrizit, por pjesa tjetër e rrugës është gati.

Marketing

“Po të them që jo vetëm që nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë për PPP dhe nuk kompleksohem fare çfarë thoni ju se me mendjen tuaj Shqipëria mbeti aty ku ishte por faktet flasin. Në 29 Nëntor do të hapet Rruga e Arbrit me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit që ka krijuar vonesa, gjitha pjesa tjetër është gati”, tha Rama.

“Do ndërmarrim përsipër harmonizimin me Maqedoninë për Rrugën e Arbërit. Segmenti Bulqizë-Bllatë ka përfunduar. Kjo rrugë do sjellë përfitime të mëdha për ekonominë e dy vendeve. Do mundësojë daljen e Maqedonisë në portet tona. Jemi besimplotë se kuptimi i rëndësisë strategjike të këtij aksi është i plotë dhe nga ana juaj dhe në këndvështrimin e mesazhit për forcimin e themeleve të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve është themelor. Por kjo nuk mund të konceptohet pa modernizimin e rrugëve”, kushte deklaruar kryeministri Rama.

Vazhdimi i rrugës së “Arbërit” në territorin e Maqedonisë së Veriut duhet të fillojë nga kufiri shtetëror në Gjoricë, ku kalohet nga Shqipëria në Maqedoni, përmes luginës së Drinit në vendin e quajtur Zatarajca, poshtë urës së vjetër me harqe të Spiles, e cila është mbuluar nga diga e hidrocentralit të Dibrës së Madhe. Pasi kalon kodrat e Kojnares, rruga vazhdon për në qytetin e Dibrës.