Rruga Maqedonia shndërrohet në parking

Kjo është rruga “Maqedonia”, hapësirë e dedikuar për shëtitje të këmbësorëve. Në mes kësaj rruge pandërprerë qarkullojnë makina. Përveç se pengojnë qytetarët gjatë shëtitjes në shesh, ato edhe parkohen pa leje, vend e pa vend në çdo skaj të rrugës.

Marketing

Kjo makinë që po parkohet është nga Inspektorati shtetëror i tregut. Ne tentuam të bisedojmë më shoferët dhe t’i pyesim a kanë leje për qarkullim në këtë zonë, por ata refuzuan të përgjigjen.

G: A keni leje që jeni parkuar në “Rrugën Maqedonia”?
Q: Asgjë nuk kemi.
Kjo zonjë jeton këtu pranë. Ajo thotë se çdo ditë frekuenton rrugën “Maqedonia”, por makinat të cilat kalojnë nuk e lejojnë të shëtisë lirshëm.

Dal çdo ditë këtu dhe shëtis, jetoj këtu pranë. Kjo zonë duhet të jetë vetëm për këmbësorë. Këtu lëvizin karroca, fëmijë, ne më të moshuarit. Duhet ndalesë për çfarëdo lloj makine.

Si nuk na pengon, përse makina të kalojnë këtu? Nuk është në rregull.
Një qytetar tjetër ka dalë të shëtis me fëmijën me karrocë. Ai thotë se raste të tilla ka plot në Shkup.
Këtu dhe pranë Kejit është problem i madh, pranë Kejit nuk mund të kalohet. Unë vozis biçikletë kur është moti i mirë, por ka shumë makina që parkohen pranë kafeneve.

Nga Komuna qendër thonë se të drejtë kalimi në këtë hapësirë kanë vetëm automjetet që kanë leje për furnizim të dyqaneve. Ata thonë se vazhdimisht sanksionojnë makinat e parkuara dhe se do të ndërmarrin edhe masa më të ashpra.

“Jo, nuk kanë leje. Leje kanë vetëm objektet hotelierike ose dyqanet që kanë leje për furnizim të produkteve. Këto leje i jep Qyteti i Shkupit, sepse Sektori i Komunikacionit është nën kompetenca të Qytetit të Shkupit.

Ne rregullisht i sanksionojmë, duke i larguar makinat me “Merimanga” me prani të policisë dhe normalisht i dënojmë të gjithë shkelësit që hyjnë në vendin në fjalë. Së shpejti do të vendosim edhe masa të reja të sanksionimit, me çka do ta rrisim disiplinën e njerëzve që e keqpërdorin vendin dhe hyjnë atje”, tha Sasha Bogdanoviç – Kryetar i komunës Qendër.

Dënimi në të holla kushton 2500 denarë nëse kapen veturat nga shërbimi i “Merimangës” dhe 6000 denarë nëse janë të parkuara në zona të gjelbra. Automjetet që kanë leje për furnizim kanë të drejtë të qëndrojnë në rrugën “Maqedonia” vetëm 15 minuta.
Nga Komuna qendër thonë se në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit do të vendosin një rampë elektronike, që në të ardhmen të kalojnë vetëm makinat që kanë leje.