Rruga Tetovë-Jazhincë e kalueshme për qarkullim

Pas orës 18:30 minuta është e kalueshme për qarkullim aksi rajonal Tetovë-Jazhincë, e cila mbrëmë ishte bllokuar nga shtjellat nga dheu dhe gurët për shkak të derdhjes së lumit Gabrovnicë në Dobrosh, kumtoi SPB Tetovë.

Marketing

Nga policia e Tetovës thonë se janë siguruar kushte për zhvillimin e qarkullimit dhe lëshimin alternativ të automjeteve vetëm në një drejtim. Njëherit vazhdon me punë mekanizmi i institucionit kompetent për pastrim të plotë të shtjellave nga korsia.

Ekipet e “Rrugëve të Maqedonisë” dhe të “Qendrës për menaxhim me kriza” punojnë në rrugë dhe në shtratin e lumit. Komunikacioni ishte në ndërprerje prej mbrëmë rreth orës 01:00 për shkak të vërshimit.

Nëpunësit policorë nga stacioni për siguri në aksin rrugor në Tetovë edhe më tej janë në terren për rregullimin e komunikacionit.

Marketing