Rruga Tetovë – Prizren, Nikolloski: Vetëm si magjistrale, jo si autostradë

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, akuzoi pushtetin e kaluar se vetëm është fotografuar për rrugën Tetovë-Prizren dhe se nuk ka projekt për të njëjtën. Nikollovski tha se për këtë rrugë nuk është paraparë ndërtim i autostradës, por ndërtim i magjistrales. Për momentin nuk ka as projekt, as realizues, as financim, kurse Qeveria paraprake e prezantonte sikur të fillojë nesër, tha ai, duke shtuar se tjetër është politika, tjetër gjendja ekzakte, tha Nikollovski.

Marketing

“Sërish duhet të jemi korrekt. E di se kështu dikujt nuk do t’i pëlqejnë përgjigjet. Fillimisht nuk është paraparë askund autostradë Tetovë-Prizren, është paraparë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren, që ka dallim të madh. Qeveria paraprake ka dhënë deklarata, por s’ka bërë asgjë. S’ka projekt. Kanë nënshkruar memorandum, janë fotografuar, por projekt s’ka. Po duam që të ndërtojmë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren dhe do të ndërtojmë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren, me projekt të mirë, me financim të siguruar dhe me kontraktues të zgjedhur.”, – deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.