Rruga Tetovë-Prizren, pjesë e 11 marrëveshjeve të nënshkruara sot mes Maqedonisë dhe Kosovës

Rruga Tetovë-Prizren që prite të krijojë një lidhje të re mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, pritet të jetë njëra nga marrëveshje që nënshkruhen në seancën e përbashkët qeveritare që mbahet në Shkup.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Luan Dalipi.

“Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, shkroi Dalipi.