Rrugët dhe trotuaret po shkrihen, i nxehti ekstrem pushton Britaninë

Britania sot po përballet me ditën më të nxehtë ndonjëherë, me temperaturat të cilat pritet të arrijnë në 40 gradë.
“E enjtja tropikale” po quhet dita e sotme në Britani, me rrugët dhe trotuaret që po shkrijnë nga temperaturat e larta.

Marketing

Institucionet e shëndetit publik, kanë paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, shkruan Daily Mail.

Në Grimsby, një qytetar ka publikuar një video në internet, ku shihet se për shkak të temperaturave përvëluese, rrugët në Britani kanë nisur të shkrihen.