Rrugëtimi 55 orësh i UÇK-së në dimrin e 1998, kush ishin mes tyre luftëtarët nga Maqedonia

Fotografia e rrallë nga lufta. Është nëntori i egër i vitit 1998. Pikërisht me 27, 28 dhe 29 nëntor, ushtarët e UCK-së kaluan plot 55 orë ecje të mundimshme nëpër bjeshkët e Pashtrikut të mbërthyera nga bora, ngrica, fortuna e murlani. Kjo fotografi historike dëshmon vuajtjet e ushtarit shqiptar.

Marketing

Është ky Marshi epik i ushtarëve të UCK-së nëpër malet e Pashtrikut, ku secili ushtar i kishte të ngarkuar mbi shpindë së pakut 40 kg armë dhe municion.

Mes tyre ishin edhe luftëtarë të dalluar edhe nga Maqedonia e Veriut si: Ruzhdi Matoshi nga Tetova, Xhavit Hasani nga Shkupi, Nazim Sulejmani nga Shkupi, Arben Abdyli nga Kumanova dhe Sulejman Sulejmani, i burgosuri në rastin e Sopotit i njohur si Baca Sylë.