RTM: Andrea do performojë në gjysëmfinale, shqyrtohet mundësia për tërheqje vitin e ardhshëm

Pas incidentit në të cilin përfaqësuesja e sivjetme e Eurovizionit, Andrea Koevska hodhi në tokë flamurin shtetëror, RTM shpalli vendimin e saj për sanksionet që do të marrë. Andrea do të performojë në garën muzikore dhe pasi delegacioni ynë të kthehet nga Italia, anëtarët do të dorëzojnë raporte për ngjarjet. Prandaj do të vendoset se cilat vendime dhe masa disiplinore do të merren. Po shqyrtohet edhe mundësia që vendi ynë të mos marrë më pjesë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm.

Marketing

“Radio Televizioni i Maqedonisë, pas incidentit që ndodhi gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes së Eurovizionit 2022, kur përfaqësuesja jonë Andrea Koevska hodhi flamurin maqedonas në tapetin e bruzës dhe pas njoftimit fillestar që u publikua pas reagimeve të publikut, i shqyrtoi në të gjitha aspektet e tërheqjes së mundshme të përfaqësueses sonë nga Eurovizioni. Një hap i tillë në një kohë kur kanë kaluar të gjitha afatet e tërheqjes do të shkaktonte dëme të mëdha financiare dhe sanksione të tjera që nuk duhen neglizhuar. Përkatësisht, anulimi do të rrezikonte pjesëmarrjen dhe devijimin e të drejtave televizive në të gjitha ngjarjet e tjera që Transmetuesi i Shërbimit Publik i merr si anëtar i Rrjetit Transmetues Evropian.

RTM do të marrë të gjitha vendimet ligjore dhe masat disiplinore pas kthimit të delegacionit tonë nga Torino, pasi anëtarët do të paraqesin raportin për ngjarjen gajtë ceremonisë.

Për shkak të imazhit negativ publik të projektit “Eurovision”, i cili shkakton publicitet negativ në televizionin publik, Redaksia e RTM-së po shqyrton mundësinë që vitin e ardhshëm Radiotelevizioni i Maqedonisë të mos marrë më pjesë në Eurovizion”, thuhet në njoftimin zyrtar të RTM-së .