RTV Uskana shënoi 25 vjetorin e themelimit

Me moton “Çerek shekulli me Ju” RTV Uskana nga Kërçova shënoi 25 vjetorin e themelimit, me çrast u shpalos veprimtaria e mediumit të parë që foli shqip në Kërçovë dhe u rezistoi sfidave të kohës deri në ditët e sotme. Me pjesëmarrjen e tij, këtë manifestim e nderoi edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Marketing

Manifestimi kushtuar 25 vjetorit të veprimtarisë mediale të RTV Uskana, filloi me shfaqjen e dokumentarit filmik “Çerek shekulli me Ju” përmes së cilit u prezentua veprimtaria e bujshme 25 vjeçare, një rrugëtim i gjatë me plot sfida që i diktonin kushtet dhe rrjedhat e zhvillimeve politike.

Në fillim të pranishmit i përshëndeti themeluesi i RTV Uskana z. Munir Mehdiu, i cili u uroi mirseardhje mysafirëve, duke përmendur se rruga 25 vjeçare e këtij televizioni ka qenë e rëndë, por duke pasur një përkushtim dhe vendosmëri, ne arritëm që sot të festojmë çerek shekullin e fillimit me punë të RTV Uskana

Duke e përgëzuar për punën përkushtuese që RTV Uskana e ka dhënë në fushën e informimit gjatë 25 viteve të kaluara, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, potencoi se ky medium në vazhdimësi ka kultivuar vlera dhe përgjegjsi në misionin dinjotoz për informim të drejtë dhe objektiv.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

Edhe përkundër vështirësive të mëdha, RTV Uskana ka mbetur e palëkundur në përcaktimet e veta programore. Misioni i saj mbeti fisnik edhe pas zgjërimit të veprimtarisë në vendbanimet e Pellagonisë dhe të Pollogut, promovoi në vazhdimësi vlerat historike dhe etnografike shqiptare, ngriti zërin kundër politikave diskriminuese dhe në mënyrë të denjë artikuloi zërin e popullit në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar shoqëria civile.

Dr. Qemal Murati, kryeredaktori i parë i RTV Uskana

Gjithashtu në këtë shënim të 25 vjetorit të RTV Uskana fjalë përshëndetse patën edhe historiani Ilmi Veliu, akademik Fetih Mehdiu, ish zv. Kryeministi Musa Xhaferri, ndërsa telegramet me urimet para të pranishmëve i lexoi Emin Nasufi

Me pjesëmarrjen e tyre këtë shënim jubilar e nderuan mysafirë të shumtë që kishin ardhur nga vende të ndryshme të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë të cilët patën rastin të ndjekin edhe programin muzikor me interpretimet e solistëve, Besiana Mehmedi, Argëton Dervishi, Rabie Rrika, Asllan Tafa, Besim Asani, vëllezërit Lleshi, Afrim Shabani, Naser Ballazhi dhe Fikret Feta.

Marketing