Ruairi O’Connell: Krenar që me kosovarët po mbështesim komunitetin LGBT

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se mbështet Paradën e Krenarisë të zhvilluar sot në sheshin e Prishtinës.

Marketing

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në facebook, ai i cilëson si frymëzim të kosovarëve aktivitetet të cilat realizohen në mbështetje të komunitetit LGBTI.

”Jam krenar për t’u bashkuar me shumë të rinj – dhe jo aq të rinj – nga Kosova të cilët dolën për të festuar sot dashurinë dhe lirinë. Mbretëria e Bashkuar është krenare për hapat përpara që kemi bërë për të mbështetur komunitetin LGBT+ atje. Është një frymëzim që kosovarët po bëjnë të njëjtën gjë këtu”.