Rubin: Vendimi i guximshëm i Thaçit lejoi NATO-në të mbështes shqiptarët e Kosovës në

Ish-ndihmëssekretari i shtetit amerikan, James Rubin në një intervistë për Rel ka deklaruar se pranimi i marrëveshjes së Rambujesë ka qenë shkaku që NATO-ja ka intervenuar në luftën e Kosovës.

Marketing

“Por, me evoluimin e procesit të paqes, UÇK-ja u bë qendra e atij procesi të paqes dhe ishte Hashim Thaçi, në bisedimet e Rambujesë, ai që mori vendimin e guximshëm për të rënë dakord me Marrëveshjen e Rambujesë. Dhe, ky ishte vendimi që lejoi NATO-n t’i mbështeste shqiptarët e Kosovës. Po të mos ishte marrë ai vendim, nuk mendoj se do të rrinim kaq të lumtur dhe të lirë në një qytet modern evropian këtu në Prishtinë”, ka deklaruar Rubin.

Tutje ai ka folur edhe për luftën e UÇK-së dhe bashkëpunimin me krerët e saj.

“Pra, UÇK-ja luajti një rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në zbatimin e çmilitarizimit të premtuar prej tyre. Dhe, siç më thanë në atë kohë, nëse ne i zbatonim premtimet tona për ta përdorur fuqinë ushtarake në emër të tyre, ata do t’i zbatonin premtimet e tyre. Ata i zbatuan premtimet e tyre për t’u çmilitarizuar dhe kanë qenë duke punuar ngushtë me KFOR-in dhe me përfaqësuesit zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtu për shumë e shumë vite”, ka shtuar ai.

Rubin ka thënë poashtu se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet.

“Dhe, po, UÇK-ja me gjasë kishte probleme që u ekzaminuan dhe u panë që nuk ishin të përsosura. Por, nuk mendoj se duhet ta rishkruajmë historinë për këtë temë”, ka deklaruar ai.