Rubini më i madh i dalë në ankand mund të arrijë shifrën mbi 30 milionë dollarë

Një rubin 55,22 karatësh është më i madhi dhe mund te shitet për 30,3 milionë dollarë, më i vlefshmi i këtij lloji që është shfaqur ndonjëherë në ankand.

Marketing

Guri do të dalë në ankand në Nju Jork në qershor, më pak se një vit pasi firma kanadeze Fura Gems e zbuloi atë në një nga minierat e saj në Mozambik.

Profesionistet e përshkruan gurin si “shumë të rrallë” dhe “rubinin më të vlefshëm dhe më të rëndësishëm” që ka dalë ndonjëherë në treg. I quajtur Estrela de Fura (ose Ylli i Fura në gjuhën zyrtare të Mozambikut), guri pritet të arrijë më shumë se 30 milionë dollarë, tha shtëpia e ankandit.

Edhe pse shitjet rekord të gurëve të çmuar dominohen nga diamantet ato me ngjyra, në veçanti rubinët konsiderohen gjithashtu ndër gurët e çmuar më të rrallë dhe më të vlefshëm në botë.

Rekordi aktual i ankandit për një rubin u vendos nga Sunrise Ruby, një gur 25,59 karatësh i gjetur në Myanmar që arriti në 30,3 milionë dollarë në Gjenevë, Zvicër, në 2015.

Megjithëse rubinët u zbuluan për herë të parë në Mozambik disa dekada më parë, një industri e rëndësishme u shfaq vetëm pas vitit 2009, kur një depozitë e madhe gurësh u gjet pranë qytetit verior të Montepuez. Mozambiku është tani një nga vendet më produktive në botë për nxjerrjen e rubinëve.

Rubini do të shfaqet për shitje në Sotheby’s e cila do të kryesohet nga një diamant rozë 10,57 karat, The Eternal Pink, që pritet të arrijë mbi 35 milionë dollarë. I zbuluar javën e kaluar, diamanti u përshkrua nga shtëpia e ankandeve se zotëronte “ngjyrë dhe shkëlqim të pashembullt”.

Të dy gurët e çmuar do të ekspozohen në qytete të ndryshme, duke përfshirë Dubai, Singapor dhe Gjenevë, përpara se të shkojnë në Nju Jork për ankandin e qershorit citon CNN. /rtsh.al/