Rusët largohen nga Kievi, Zelensky: Po lënë pas mina

Forcat ukrainase po përparonin të shtunën në zonat në veri të Kievit dhe shkatërruan tanke ruse, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy akuzoi ushtarët rusë që po largoheshin se kishin lënë pas mina.

Marketing

Këshilltari presidencial ukrainas Okeksiy Arestovych tha se trupat ukrainase kishin rimarrë më shumë se 30 qytete dhe fshatra në rajon që kur Rusia njoftoi këtë javë se do të pakësonte operacionet rreth kryeqytetit për t’u fokusuar në betejat në lindje.

“Të mos kemi iluzione, ka ende beteja të ashpra përpara për jugun, për Mariupolin, për lindjen e Ukrainës”, tha Arestovych.

Inteligjenca ushtarake britanike tha se trupat ruse kishin braktisur aeroportin Hostomel në një periferi veriperëndimore të kryeqytetit, ku kishte pasur luftime që nga dita e parë e pushtimit.

Marketing