Opozita ruse filloi të mblidhet në Moskë për të protestuar kundër represioneve politike, akti i fundit i një lëvizjeje të madhe kundërshtimesh që kanë goditur kryeqytetin një javë para zgjedhjeve lokale.
Manifestimet janë zhvilluar pothuajse çdo fundjavë në Moskë që prej mesit të muajit korrik për të protestuar kundër rrëzimit të kandidatëve të opozitës në zgjedhjet për Parlamentin e Moskës parashikuar më 8 shtator.
Manifestimi i ditës së sotme u organizua me kërkesë të opozitarit kryesor të Kremlinit, Alexei Navalny, i cili është liruar së fundi nga burgu.
Autoritetet u bënë thirrje pjesëmarrësve të hiqnin dorë nga manifestimet ndryshe do të merrnin përsipër përgjegjësitë.