Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sot ushtrinë të kryejë “reagime simetrike” ndaj testimit nga SHBA të një rakete që më parë ndalohej nga traktati i braktisur i armëve mes dy superfuqive.
Putin raportohet se ka urdhëruar një analizë “të nivelit të kërcënimit ndaj vendit tonë pas veprimeve të SHBA, dhe të merren masa të plota për përgatitjen e një reagimi simetrik”, sipas citimeve të fjalës së tij në këshillin tus të sigurisë që u mblodh në Moskë të premten.
Të hënën Pentagoni tha se kishte testuar një raketë që goditi objektivin e saj për më shumë se 500km fluturim, në testimin e parë që prej largimit të tij nga traktati i armëve bërthamore me Rusinë.
Putin tha se testimi konfirmonte se SHBA do të tentonte të vendosë raketat e ndaluara në Evropë, si pjesë e sistemeve mbrojtëse raketore në Poloni e Rumani.
“Qëllimet e Uashingtonit janë të dislokojë raketat e ndaluara në rajone të ndryshme të botës, por vendosja e tyre në Evropë dhe Azi prek interesat tona sepse janë pranë kufijve të Rusisë”.