Rusi, zhvillohet nën masa të forta sigurie funerali i marinarëve

14 oficerë të marinës ruse, të cilët humbën jetën në një nëndetëse bërthamore më parë këtë javë, u varrosën të shtunën në mesin e masave të forta të sigurisë në qytetin Shën Petersburg. Varrezat ishin të rrethuara nga ushtria dhe mediat nuk u lejuan të merrnin pjesë as në varrim dhe as në shërbesën fetare në një kishë lokale.

Marketing

Nuk u mësuan hollësitë për zjarrin e që ndodhi tek nëndetësja të hënën e kaluar, ndërsa zhvillonte kërkime në detin Barenc. Moska la të kuptohet se ekuipazhi i nëndetëses ishte duke studjuar fundin e detit.

Ministria ruse e Mbrojtjes e Rusisë tha se marinarët vdiqën të asfiksuar nga tymi toksik nga zjarri dhe se pati të mbijetuar, por ushtria nuk ka thënë se sa vetë shpëtuan. Zyrtarët nuk tnaë në anija ishte bërthamore, por mediat ruse kanë njoftuar se ishte nëndetësja më e fshehtë e Rusisë, Losharik.

Lajmet rreth aksidentit nuk u bënë publike deri të martën – një ditë të plotë pasi ai ndodhi. Presidenti rus Vladimir Putin nuk konfirmoi deri të enjten në Kremlin se anija kishte qenë bërthamore.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se nëndetësja vazhdon të jetë në gjendje pune, pasi anëtarët e ekuipazhit morën të gjitha masat për ta shpëtuar.

Nëndetësja ishte në gjendje të kthehej në portin Severomorsk. Zyrtarët rusë thanë se marinarët vdiqën për shkak të thithjes së tymit.

Ministria e Mbrojtjes tha se zjarri shpërtheu, pasi anija ishte përfshirë në grumbullimin e të dhënave në ujërat ruse.

Zyrtarët norvegjezë që ndjekin rrezatimin në ato ujëra thonë se nuk kanë zbuluar ndonjë rrezatim të pazakontë.