Në republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut, autoritetet ruse kanë anuluar paradën dhe marshimin për Ditën e Fitores më 9 maj.
Kështu ka deklaruar nënkryetari i administratës presidenciale ruse Sergei Kiriyenko.
“Parada e fitores në Donetesk dhe Lugansk është ende e pamundur të mbahet. Por ajo kohë nuk do të jete largët dhe parada e fitores do të kalojë në rrugët e Donbasit’ tha Kiriyenko.