Rusia ka ndaluar një diplomat ukrainas lidhur me pretendimet se ka marrë informacion të klasifikuar nga baza e të dhënave të agjencisë kryesore të sigurisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) sot njoftoi se Alexander Sosonyuk, konsulli i Ukrainës në Shën Petersburg, u mor në paraburgim të premten gjatë një takimi me një shtetas rus nga i cili ka marrë “informacione të natyrës së klasifikuar në bazat e të dhënave të agjencisë së sigurisë dhe FSB-së”.
Deklarata e FSB-së, e cila u transmetua nga agjencitë ruse të lajmeve, nuk dha detaje të mëtejshme.
Ndalimi vjen në mes të tensioneve të përshkallëzuara midis Rusisë dhe Ukrainës për shkak të vendosjes së forcave të shumta ushtarake ruse përgjatë kufirit me rajonin lindor të Ukrainës, i cili është nën kontrollin e rebelëve të mbështetur nga Rusia.