Shtatë diplomatë danezë janë shpalluar “non grata”, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes.
Vendimi për dëbimin e diplomatëve është një kundërpërgjigje ndaj Kopenhagës për dëbimin e 15 diplomatëve ruse muajin e kaluar, shkruan skynews.
Gjithashtu, Rusia shtoi se politika e supozuar anti-ruse e Danimarkës po dëmton marrëdhëniet dypalëshe duke kërkuar që kjo e fundit të mos ndihmojë Ukrainën me armë.