Rusia dhe Ukraina e kanë nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë të shtatë miliardë dollarëve për transitin e gazit natyror rus nëpër territorin e Ukrainës për në Evropë. Marrëveshja u arrit pas negociatave intensive.
Bisedimet për këtë marrëveshje u zhvilluan në Vjenë të Austrisë dhe arritja e saj u konfirmua nga kompanitë ruse dhe ukrainase të gazit dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
Rreth 40 për qind e dy milionë metrave kub të gazit që Rusia e dërgon në Evropë për çdo vit kalon nëpër rrjetin e gjerë të gazsjellësit në Ukrainë.
Marrëdhëniet e këtyre vendeve në fushën e energjisë janë pjesë e tensioneve më të gjera gjeopolitike, përfshirë pushtimin ushtarak të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.
Ndryshe, Rusia dy herë ia ka ndërprerë gazin Ukrainës, në vitin 2006 dhe 2009, duke i lënë në të ftohtë miliona qytetarë dhe shumë biznese, shkruan “Free Europe”