Rusia do të ndalojë furnizimin e gazit për Finlandën

Gazpromi rus ka informuar Finlandën se do të ndalojë flukset e gazit natyror nga mëngjesi i së shtunës, tha Gasum të premten, pasi shitësi shtetëror finlandez i gazit refuzoi të paguajë furnizuesin e saj rus në rubla, shkruan Reuters.

Marketing

Gazprom Export ka kërkuar që vendet evropiane të paguajnë për furnizimet me gaz rus në rubla për shkak të sanksioneve të vendosura për pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Shumica e kontratave të furnizimit janë të shprehura në euro ose dollarë dhe Moska tashmë ka ndërprerë gazin për Bullgarinë dhe Poloninë muajin e kaluar pasi ato refuzuan të respektojnë kushtet e reja të pagesës.

Shumica e gazit të përdorur në Finlandë vjen nga Rusia, por gazi përbën vetëm rreth 5% të konsumit të saj vjetor të energjisë.

“Është shumë për të ardhur keq që furnizimet me gaz natyror sipas kontratës sonë të furnizimit tani do të ndalen,” tha shefi ekzekutiv i Gasum, Mika Ëiljanen në një deklaratë.

“Megjithatë, ne jemi përgatitur me kujdes për këtë situatë dhe me kusht që të mos ketë ndërprerje në rrjetin e transmetimit të gazit, do të mund të furnizojmë të gjithë klientët tanë me gaz në muajt në vijim”,-tha ai.

Marketing