Rusia e kundërshton, Osmani vazhdon të zbatojë planin e OSBE-së

“Si kryesues i OSBE-së, në Pragë udhëhoqa konferencën për ekonomi dhe ambient që e organizuam në kuadër të dimensionit të dytë. Mbi 50 shtete ishin pjesë edhe përkundër faktit se ishim të detyruar ta organizojmë si konferencë e kryesuesit meqë një shtet bllokoi vendimin që të jetë konferencë e aprovuar me konsensus”.

Marketing

Kështu ka shkruar Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani në rrjetin social FB. Ministri, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, sot ka hapur Konferencën e dimensionit ekonomik dhe ekologjik të OSBE-së, në Pragë.

Osmani po kryeson me OSBE-në në një periudhë kur Rusia po mundohet të bllokojë çdo iniciativë të organizatës.