Rusia e pranon për herë të parë: Kemi humbur shumë trupa, është tragjedi për ne

Zëdhënësi i Presidencës ruse, Dmitry Peskov, e ka pranuar për herë të parë se Rusia ka pësuar humbje të mëdha në luftën me Ukrainën. Ai ka thënë se kjo gjë për Rusinë është tragjedi.

Marketing

Duke folur në Sky News, Peskov ka thënë se historia e Ukrainës ka ndryshuar në vitin 2014, gjatë asaj që ai e ka quajtur “grushtshtet ilegal”.

Sipas tij, Ukraina është bërë “anti-ruse” që nga ajo kohë.

“Çdo gjë që ka ndodhur në Ukrainë, është bërë kundër shtetit tonë”, ka shtuar ai.Peskova ka thënë se Rusia ka disa dekada që po brengoset për sigurinë e saj.

I pyetur nëse lufta ka turpëruar Rusinë, duke pasur parasysh numrin e trupave të vrarë ruse, ai ka thënë që çdo gjë është keqkuptuar.

“Jo, është një kuptim i gabuar i asaj që po ndodh”, ka sqaruar ai.Në një përgjigje të rrallë për palën ruse, ai ka thënë se lufta nuk ka shkuar aq mirë për shtetin e tij.

“Kemi numër sinjifikant të trupave të humbur. Dhe kjo është një tragjedi për ne”, ka thënë Peskov.