Rusia: Konflikti Izrael-Hamas, rrezik i madh për rajonin

Rusia tha sot se luftimet e vazhdueshme midis Izraelit dhe grupit të rezistencës Hamas me bazë në Gaza përbëjnë “një rrezik të madh për rajonin”, raporton Anadolu.

Marketing

“Ne besojmë se është e nevojshme që këtë situatë ta çojmë në një drejtim paqësor sa më shpejt të jetë e mundur, sepse vazhdimi i një raundi të tillë dhune, natyrisht, është përplot me përshkallëzim dhe rritje të mëtejshme të këtij konflikti. Ky është një rrezik i madh për rajonin, kështu që ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp në Moskë.

Moska po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet rreth Izraelit dhe në Lindjen e Mesme, tha Peskov, duke paralajmëruar se situata aktuale ka potencial të përhapet.

Agjenda e presidentit rus Vladimir Putin aktualisht nuk përfshin kontakte me lidershipin në Izrael dhe Palestinë, por kontakte të tilla mund të lidhen me shpejtësi nëse është e nevojshme, shtoi zëdhënësi i Kremlinit.

Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit herët të shtunën, duke lëshuar një breshëri raketash, duke shtuar se sulmi i befasishëm ishte përgjigje e sulmeve ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe rritjes së dhunës së kolonëve.

Të paktën 700 izraelitë janë vrarë dhe mbi 2.300 të tjerë janë plagosur në luftime, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë.

Si hakmarrje, ushtria izraelite nisi operacione kundër Hamasit në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 493 palestinezë dhe duke plagosur mbi 2.750 të tjerë.

Marketing