Rusia kryen sulme të mëdha ajrore gjatë natës në Ukrainë, në shënjestër civilët dhe infrastruktura energjetike

Rusia ka nisur një nga “sulmet më të mëdha ajrore” në Ukrainë gjatë natës, tha ministri i jashtëm i Kievit.

Marketing

Andrii Sybiha tha se civilët dhe infrastruktura kritike ishin në shënjestër nga Moska.

Ndërsa German Galushchenko, ministri i energjisë i Ukrainës, tha se infrastruktura e energjisë elektrike ishte goditur, duke çuar në ndërprerje parandaluese. “Një tjetër sulm masiv në sistemin energjetik po ndodh”, shprehet ai gjatë një postimi në platformën Telegram.

Sybiha e përshkroi bombardimin e dukshëm si përgjigjen e Vladimir Putinit ndaj atyre që “e kishin telefonuar dhe vizituar së fundmi”.

Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kritikuar një telefonatë mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit rus, duke thënë se ajo hapi një “kuti të Pandorës”.

Marketing