Rusia testoi me sukses një raketë lundrimi hipersonike Zircon në një distancë prej rreth 1000 km (625 milje), tha të shtunën ministria e mbrojtjes.
Raketa u hodh nga një anije në detin Barents dhe goditi një objektiv në Detin e Bardhë, raporton Reuters.
Presidenti Vladimir Putin e ka përshkruar raketën Zirkon si pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të pakrahasueshme të armëve.
Armët hipersonike kanë një shpejtësi 9 herë më të madhe se shpejtësia e zërit dhe Rusia ka testuar dhe më parë raketën “Zircon” nga anijet luftarake dhe nëndetëset vitin e kaluar.
Edhe muajin e kaluar Rusia testoi një raketë të re ndërkontinentale me aftësi bërthamore, të quajtur Sarmat, e aftë për të mbajtur 10 ose më shumë koka luftarake. Kjo raketë balistike mund të arrijë distancën nga Rusia në SHBA.