Rusia pretendon se është vendi i pare që ka regjistruar vaksinën kundër koronavirusit dhe se nga 15 korriku ajo do të jepet falas për qytetarët e saj,shkruan Faktor.
Ekspertët megjithatë duhet të japin edhe pëlqimin e fundit për zyrtarizimin e saj dhe lejen për vaksinim masiv. Vaksina është përgatitur nga
Instituti “Nikollaj Gamalej” në Moskë, ndërsa do të jetë e regjistruar më 12 gusht.
Ata që do ta marrin të parët janë: policët, ushtarët dhe mësuesit. Vaksinimi masiv pritet të fillojë disa muaj më pas. Por pritjet janë që qytetarët të mund të vaksinohen në qendrat shëndetësore në janar dhe shkurt të 2021.
Deri tani nuk dihet se si do të jetë çmimi për tu eksportuar dhe shitur jashtë. Në Rusi numri i personave që ndërruan jetë nga koronavirusi ka shkuar në 14 mijë.