Ministri i Shëndetësisë në Rusi Mikhail Murashko bëri me dije se autoritetet shëndetësore po përgatisin një fushatë vaksinimi kundër koronavirusit në tetor.
Murashko tha se mjekët dhe mësuesit do të ishin të parët që do tu ofrohej vaksina.
“Ne planifikojmë vaksinime më të gjëra në tetor,” tha ai, duke shtuar se mësuesve dhe mjekëve vaksina do t’ju ofrohet të parëve”.
Por ekspertët kanë shprehur shqetësimet e tyre për këtë vendim të shpejtë të Rusisë.
Rusia nuk ka publikuar asnjë të dhënë shkencore për vaksinën dhe CNN nuk ka mundur të verifikojë pretendimet e autoriteteve ruse për efektivitetin dhe sigurinë e saj. Kritikët në vend thonë se ky nxitim vjen nga dëshira e Kremlinit për të shfaqur vendin si një vend lider në shkencë. Gjithashtu ka shqetësim se testimet e vaksinës te njerëzit nuk janë bërë të plota.
Në të gjithë botën po zhvillohen dhjetëra testime për vaksina të ndryshme, por shumica e tyre këmbëngulin se ka ende punë për të bërë para se një vaksinë e saktë të miratohet për përdorim të gjerë.