Rusia nis prodhimin e vaksinës por mjekët kanë frikë ta bëjnë

Rusia ka nisur prodhimin e vaksinës së re kundër koronavirusit, të quajtur Sputnik V, në nder të satelitit të parë botëror.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksina do të jetë e mundshme në fund të këtij muaji.

Por teksa vaksina është në prodhim e sipër, duket se vetë rusët kanë dyshime mbi të. Një sondazh i pavarur në vend tregoi se më shumë se gjysma e mjekëve kanë frikë që ta marrin vaksinën e re pasi të dhënat e testeve të saj janë ende të panjohura.

Po ashtu dhe ekspertët botërorë kanë ngritur alarmin se Sputnik V, mund të jetë një eksperiment mbi popullin pasi nuk ka prova bindëse mbi efektet e saj. Ata dyshojnë se Putin e ka kthyer në çështje krenarie kombëtare.

Më herët presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se vaksina i ka kaluar të gjitha kontrollet e detyruara dhe se një prej vajzave të tij ishte ndër të parët qytetarë që u vaksinuan.