Rusia nisi të martën stërvitje masive ushtarake me rreth 300,000 trupa, përfshirë edhe ushtarë nga Kina dhe Mongolia.
Stërvitjet janë koduar si “Vostok-2018” dhe do të zhvillohen në lindje të Siberisë deri më 17 shtator.
Stërvitjet e fundit ruse në shkallë të ngjashme janë zhvilluar në vitin 1981, gjatë Luftës së Ftohtë, por Vostok-2018 përfshin më shumë trupa.
Stërvitjet zhvillohen në kohën e tensioneve midis NATO-s dhe Rusisë.
Përkeqësimi i marrëdhënieve të tyre ka nisur prejse Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.
Stërvitjet do të ndiqen edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin.